Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

LAKERS mposhten në derbin e Kalifornisë, BOSTON nuk ia del në Florida

Shkruar nga NEWSPORT
LAKERS mposhten në derbin e Kalifornisë, BOSTON nuk ia del në

Denver Nuggets rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit në sekondat e fundit ndaj Neë Orleans me rezultatin 99-98. Jokic realizoi sërish një “triple double”, me 25 pikë 11 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Murray, po me 25 pikë. Nuggets shkëputen në krye në Konferencën e Perëndimit, duke lënë pas humbjen e fundit.

Po në këtë konferencë, spektakël në derbi i Los Angeles, që fitohet nga Clippers, teksa mundën 133-115 Lakers, në një ndeshje që tregoi edhe njëherë problemet e këtyre të fundit. Lebron James ishte një përbindësh në fushë për të tijë, duke realizuar plot 46 pikë, por që nuk mjaftuan. Paul George me 27 pikë e KaËhi Leonard me 25 bënë diferencën në fushë për Clippers.

Në Lindjen, tjetër humbje për Boston, e dyta radhazi, që u mund 98-95 nga Miami Heat. Adebayo me 30 pikë e 15 rebound më i miri për ekipin nga Florida, ndërsa 31 pikët e 14 rebound të Tatum për Celtics mbetën për statistikë. Gjithsesi, Boston vijon të mbajë kreun, si skuadra me më shumë fitore gjatë këtij sezoni në NBA, ndërsa Miami ngjitet në vendin e gjashtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga