
Është i papërmbajtshëm LeBron James, i cili ka arritur 38 mijë pikë, ndërsa i duhen vetëm 300 pikë për t’u bërë edhe shënuesi më i mirë në historinë e NBA.
LeBron James vazhdon të jetë ylli kryesor i Los Angeles Lakers dhe padyshim më i miri aktualisht në NBA. Basketbollisti amerikan edhe pse në moshë të shtyrë po tregon formë jashtëzakonisht të mirë. James realizoi 35 pikë, tetë kërcime e 10 asistime në humbjen e Lakers nga Philadelphia 76ers 112:113. Me pikët e realizuara ndaj 76ers, James ka kaluar shifrën e 38 mijë pikëve në sezon të rregullt në NBA.
38-vjeçari tani ka shkuar në kuotën e 38,024 pikëve në sezon të rregullt dhe ndodhet në pozitën e dytë. I pari është legjenda Kareem Abdul-Jabar me 38,387 pikë të shënuara në sezon të rregullt në NBA. Yllit të Lakers i kanë mbetur edhe disa ndeshje vetëm për ta thyer rekordin dhe të mbetet në historinë e NBA për një kohë të gjatë si koshashënuesi më i mirë.