
Rezultatet e fundit të Skënderbeut dhe loja që skuadra e Agostinelit ka zhvilluar në fushën e blertë, ka bërë që ultrasit korçarë të braktisin ekipin, madje ndaj Vllaznisë patën një debat të ashpër me kapitenin Orges Shehin. Sot, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në facebook, "Ujqërit e Dëborës" bëjnë me dije që kanë pasur një takim me presidentin Takaj, ku kanë marrë premtimin që Skënderbeu do të kthehet i frikshëm si më parë.
"U kry Ujqerit rrikthehen me te forte se kurr.Pas takimit te bere sot me drejtuesit e klubit na eshte dhene premtimi se skuadra do rrikthehet ne rezultatet pozitive.Dhe kurr e thot bosi i kampioneve gjithcka ka marre fund.Tashme do shihni spektakel nga tifozeria Ujqerit e Debores.Spektakel i cili do te nise qe nga transferta e Durresit ku ju bejme thirrje qe te na bashkoheni dhe te jeni sa me te shumte.Per detajet e transfertes do ju lajmerojme ne ditet ne viji.Erdhi koha qe Ujqerit te "kafshojne" si ne fushe dhe ne tribuna.Tani do te shifni forcen e vertet ,ujqerit u zgjuan kjo eshte e sigurt.
Ooo per ty thrasim
Dhe kendojme te duam
Skenderbe ti je zemra jone je
gjithcka per ne.
#UeD", shkruhet në njoftimin e tifozëve të zjarrtë të Skënderbeut.
[gallery columns="1" size="full" ids="62277"]