Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Presidenti i Kukësit lë ekipin nëse bëhet deputet, reagim zyrtar i klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Presidenti i Kukësit lë ekipin nëse bëhet

Pas listave të shpallura të Partisë Socialiste, dolën zëera se presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili do të kandidojë për deputet dhe se nëse ai zgjidhet, nuk do të mund të drejtojë dot ekipin.

Klubi verilindor ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

"Kemi ndjekur më vëmendje të madhe reagimet e mediave në lidhje me kandidimin e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, për deputet në qarkun e Kukësit. Nisur nga aludimet e pavërteta dhe pikëpyetjet që janë ngritur në media, se nëse numri një i klubit verilindor do të zgjidhet deputet do të lërë drejtimin e klubit të Kukësit, jemi të detyruar të reagojmë dhe të sqarojmë edhe opinionin sportivdashës, por në veçanti tifozët kuksianë.

Asgjë nga çfarë thuhet nuk është e vërtetë, por përkundrazi mbështetja për klubin e Kukësit do të jetë më e madhe dhe puna do të jetë më voluminoze për arritjen e rezultateve më të larta në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Prandaj edhe në emër të presidentit Safet Gjici duam të qetësojmë të gjithë tifozët kuksianë në lidhje me këto aludime të pavërteta, dhe i hedhim poshtë zëra të tillë që nuk i bëjnë aspak mirë klubit dhe janë me qëllim për të prishur atmosferën dhe momentin e mirë që kalon klubi.

Në të njëjtën kohë gjejmë rastin dhe i bëjmë thirrje tifozerisë kuksiane për të qenë më të bashkur dhe për të mbështetur ekipin në këto 5 finale që na kanë mbetur. Të gjithë bashkë do t’ia dalim për të arritur objektivin kryesor, fitimin e titullit."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga