Vazhdojnë lajmet pozitive nga kampi i Tiranës. Dorian Kërçiku sapo ka firmosur rinovimin e kontratës në zyrat e klubit bardheblu. Futbollisti kishte rreth 2 javë që nuk stërvitej me klubin, teksa ditën e djeshme ka dalë në stërvitje për herë të parë për sezonin e ri. Në këtë mënyrë, Tirana siguron shërbimet e një prej tituallarëve kryesorë të sezonit të kaluar në formacionin e Ilir Dajës.
Në vazhdim pritet që klubi të dalë me një njoftim zyrtar ku do të japë më shumë detaje rreth kontratës së re të Kërçikut.

Kërçiku duke rinovuar kontratën
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.