
Altin Hoxha, futbollisti shqiptar që luan në Itali ka folur pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali. Hoxha ishte i traumatizuar nga lëkundjet e forta sizmike, ku deklaroi që nuk e dinte ç'do të ndodhte pasi shumë banesa ishin shembur. Ai tregon që në momentin që ra tërmeti, të gjithë ishin në gjumë dhe lëkundjet zgjatën 5-6 sekonda.
"Ishim në gjumë kur ndodhën lëkundjet, dolëm me vrap nga dhomat, ishim shumë të traumatizuar, mendonim se nuk do të mbaronin kurrë dridhjet, pasi zgjati gati 5-6 sekonda. Edhe tani ndodhemi në panik, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Edhe këtë natë do të flemë jashtë, pasi banesat janë dëmtuar. Jemi 15 km larg epiqendrës ku u regjistrua tërmeti. Lëkundet e mëngjesit ishin katastrofë, shyqyr që nuk ndodhi në darkë. Shyqyr Zotit ka vetëm dëme materiale. Shpresojmë që të mos ketë më dridhje në orët në vazhdim" shprehet Hoxha. "Nuk flemë në darkë, maksimumi 4-5 orë këto 3-4 ditë, pasi rrimë zgjuar nga frika e lëkundjeve ditët e fundit", shtoi ai. Altin Hoxha është pjesë e ekipit të komunës ku banon dhe sot pavarësisht tërmetit do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjen e radhës. "Klubi ka thënë që duhet të luajmë ndeshjen sot, pasi do të largojmë mendjen, pasi është situatë e vështirë psikologjike. Shpresojmë që të mos ndodhin më këto tërmete, pasi është e tmerrshme" përfundoi Hoxha për Report Tv.Poll