
Skuadra e Bylisit u mund sot në Berat, nga Tomori, 2-1, në një takim që nuk munguan polemikat. Pas ndeshjes, mallakstriotët kanë "shpërthyer" ndaj klubit beratas. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bylis ka denoncuar dhunënë e ushtruar nga vendasit dhe u ka bërë thirrje atyre, që nëse janë trima, të shkojnë në Ballsh.
"As ne 1997 nuk kane kane pritur si sot ne Berat!
Kemi marre pike, por edhe na kane mundur ne Ballsh, por karagjoze si sot nuk kemi pare kurre....por....
Peshtymat e Bitrit, krahun e Cacos, Sharvollin e Mersinin, apo ndonje trim tjeter qe nuk perfaqeson qytetarin beratasit, por jane ca servila e lepiresa. Ju llastica qe beni si kaposhe ne shtepine tuaj, ju kemi pare sa ju vlen lekura, por mbajeni mend, kudo ku te luani, po te jeni trima te vertet, hajdeni ne Ballsh....!
Dhunen ne tunel, peshtymen e Bitrit ne mesfushe apo shkelmat ndaj Granados do t'i pahuani shume rende...se ju jeni si ata kaposhat qe jeni trima ne qymecin tuaj! Turp te keni, me shume turp per ata qe ju edukojne juve qe hiqen si moralista e te ndershem, por vetem te atille nuk jane!"
Me humbjen e sotme, Bylis humbet disi shanset për tu ngjitur në Superiore, teksa ndodhet 7 pikë larg Tiranës së vendit të parë.