Real Madrid fiton 3-0 ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Cristiano Ronaldo ishte protagonist kryesor duke shënuar të tre golat për ekipin e tij.
Një gol në pjesën e parë dhe dy në fraksionin e dytë të takimit nga sulmuesi portugez bëjnë që Real Madrid tashmë të jetë me një këmbë në finalen e Champions League.
Një Atletico sot jo siç është shfaqur përherë, por një skuadër që ndaj Realit u shpërfytyrua në mbrojtje, me shumë gabime dhe pakujdesi që i lejuan Ronaldos të shënojë tre gola.
Poll