
Frederic Veseli ka firmosur me Empolin. Sipas Gianluca di Marzio ai ka firmosur një kontratë dy vjeçare me ekipin e Seria A, FC Empoli.
Tashmë qendërmbrojtësi i përfaqësueses kuqezi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Itali, ashtu si edhe disa lojtarë tjerë të kombëtares.
Kujtojmë që Veseli debutoi për kombëtaren kuqezi në kampionatin Europian "Francë 2016", pikërisht në ndeshjen ku Shqipëria humbi me Francën. Veseli ishte pjesë e Luganos sezonin e shkuar dhe është aktivizuar në 33 takime.
[gallery columns="1" size="full" ids="23910"]
Poll