
Flamurtari do të luajë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Para nisjes së këtij takimi, në moment janë fikur dritat duke e kthyer stadiumin në terr. Skuadrat kishin zbritur në fushë, ndërsa gjyqtari i takimit Enea Jorgji po hidhte shortin me dy kapitenët për nisjen e ndeshjes.
Kjo nuk është hera e parë që në Vlorë ikin dritat, pasi edhe në takime të tjera ka ndodhur e njëjta gjë po në të njëjtin stadium. Tashmë takimi është pezulluar për disa çaste derisa të rikthehet ndriçimi i plotë.
Poll