Arlind Ajeti padyshim që tregoi forcë dhe karakter në ndeshjet e luajtura në Kampionatin Europian, ndërsa fitoi vëmendjen e të gjithëve. 22-vjeçari që luan në qendër të mbrojtjes e mbylli sezonin me Frosinonen në Serie A, por ra në një kategori më poshtë dhe tashmë. Por, duket se ai nuk do të qëndrojë në Serie B, pasi ofertat drejt tij pas përfundimit të Europianit janë të shumta.
[caption id="attachment_9365" align="alignleft" width="300"] Ajeti feston me Mavrajn për fitoren ndaj Rumanisë[/caption]
Sipas asaj që shkruan “soccerweb24.com”, thuhet se do të ketë një takim mes drejtuesëve të Frosinones dhe Atalantës për të ardhmen e mbrojtësit.
“Arlind Ajeti, mbrojtësi shqiptar i lindur në vitin 1993, mund të kthehet në Serie A pas rënies në Serie B me fanellën e Frosinone. Në fakt, sipas një raporti të “Alfredopedulla.com”, lojtari është jashtë kontratës dhe Atalanta duket është shumë e interesuar për lojtarin. Ditën e sotme është parashikuar të zhvillohet edhe një takim midis dy klubeve për të diskutuar për ish-lojtarin e Bazelit”, shkruan sajti italian.