
Partizani është skuadra e dytë finaliste e play off-it në volejboll për meshkuj. Ekipi i Partizanit fitoi 3-1 sot në mbrëmje ndaj Tiranës, në gjysmëfinalen e dytë të play off-it luajtur në "Fahrie Hoti", duke fituar 2-0 me ndeshje dhe avancon me tej.
Në ndeshjen e parë, të kuqtë kishin fituar me rezultatin 3-0.
Play off, Gjysmëfinale - Meshkuj
10 prill, Partizani - Tirana, 3-0 (25-17, 25-11, 25-17)
13 prill, Tirana - Partizani, 1-3 (25-21, 19-25, 19-25, 18-25)
Poll