
Atletja shqiptare, Luiza Gega firmos për 1 vit te klubi i Fenerbahces.
Lajmin e ka konfirmuar klubi turk përmes një njoftimi për shtyp. Por, kjo nuk do të thotë se Luiza Gega do të largohet nga kombëtarja e Shqipërisë.
Atletja e njohur shqiptare do të garojë për Fenerbahcen në kampionatin turk më datat 6 dhe 7 qershor. Në garat që do të zhvillohen në Ankara, Gega do të kërkojë të marrë titullin kampion në Superligën turke.
Altetja shqiptare, e cila njihet si një kampione absolute në garat e mesme dhe të gjata do të ketë kështu edhe mundësinë për t'u stërvitur në kushte optimale, ndërsa për 1 vit do të lërë pistat e vrapimit të stadiumeve shqiptare ku zhvillonte stërvitjet.
Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës vitin e kaluar duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat kuqezi.