
Ilirjan Haxhaja ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook, teksa ndodhet në stadiumin "Loro Boriçi". Mjeku i skuadrës së Vllaznisë i është bashkuar stafit mjekësor të Kosovës, teksa këtë e ka konfirmuar edhe ai vetë në diçiturën e fotos, ku uron dhe një fitore të Kosovës.
"Sot pranë stafit mjekësor të ekipit të Kosovës. Fitore nesër", shkruan Haxhaja.
Kosova do të luajë nesër kundër Kroacisë, por për këtë takim përfaqësuesja e drejtuar nga Bunjaku ka marrë edhe ndihmën e Haxhajës, mjekut të Vllaznisë, i cili njihet për profesionalizmin e tij.
[gallery columns="1" size="full" ids="42324"]
Poll