Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

LAJMI I FUNDIT/ Godelli dështon në Europian, tërhiqet nga gara në stilin e shtytjes

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Godelli dështon në Europian, tërhiqet nga gara

Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli është tërhequr nga gara duke mos marrë pjesën në stilin e shtytjes pas dështimit në stilin e shkëputjes, ku nuk mundi të ngrejë asnjë shtangë në kampionatin Europian të peshëngritjes që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Godelli ka tentuar tre herë në stilin e shkëputjes pa mundur të marrë një rezultat pozitiv, kjo për shkak se ka ndjerë dhimbje në krahun e majtë duke i bërë të pamundur vazhdimin e garës.

Kujtojmë që dje, Briken Calja, peshëngritësi tjetër shqiptar, ka mundur të shpallet kampion i trefishtë i Europës duke marrë tre medalje ari, në peshën deri në 70 kg, duke ngritur 146 kg në shkëputje 175 kg në shtytje, ndërsa në total 321 kg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga