
Për afro një vit luajti në futbollin shqiptar dhe provoi të veshë dy fanella, atë të Tiranës dhe të Teutës, ku u dha huazim. 18-vjecari Florian Kadriu nuk arriti që të krijojë emër në Superiore, por që me talentin e tij në fillim u mendua se do të shpërthente.
Te Tirana nuk mundi të zërë vend, ndërsa në fund të kampionatit ndërpreu kontratën. Tashmë ai ka gjetur një ekip të ri. Florian Kadriu do të luajë për një tjetër skuadër kryeqyteti dhe mbi të gjitha me ngjyrat bardheblu. Ai i është bashkuar zyrtarisht Shkupit dhe tifozëve “Shvercerat”.
Poll