
Ashtu si disa nga skuadrat e tjera të Superiores, edhe Vllaznia do të niset për një fazë përgatitore në Ulqin. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, klubi shkodran bën me dije që të dielën kuqeblutë do të nisen drejt Ulqinit dhe do të akomodohen te hotel "Dajti".
"Ekipi i Vllaznise do te udhetoje paraditen e se dieles drejt Ulqinit te Malit te Zi ku do te stervitet per 10 dite me rradhe ne prag te nisjes se gjysmes te dyte te sezonit. Kuqeblute do te sistemohen ne hotel "Dajti" ne kushte te mira per te perballuar ashtu si duhet ngarkesat stervitore te kesaj periudhe", shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe priten të provohen disa lojtarë dhe stafi teknik do të vendosë nëse do të qëndrojnë ose jo te shkodranët.
[gallery columns="1" size="full" ids="71153"]