Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajmi i fundit/ Dervishi këshillon Sukajn: Je fantastik por kujdes Kukësin, Tiranës i kanë mbetur vetëm fanella dhe tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Dervishi këshillon Sukajn: Je fantastik por kujdes

Dritan Dervishi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Sukajt, i cili u shpreh se kundërshtar Partizani kishte vetëm Skënderben dhe jo Kukësin. Për newsport.al ish-drejtori i kuq theksoi se verilindorët nuk duhen nënvlerësuar pasi kanë një grup lojtarësh që japin gjithçka. Gjithashtu Dervishi foli edhe për Tiranën, për të cilën ishte skeptik:

"Sukaj është lojtar fantasik për kampionatin tonë. Por, po i jap një këshillë: Kurrë mos i nënvlerëso kundërshtarët. Kukësi është në vend të parë me një grup lojarësh që nuk dorëzohen kurrë dhe një president që jeton për atë ekip dhe nuk kursen asgjë për të fituar titullin. Sa për derbin, ndoshta ka të drejtë pasi kjo Tiranë nuk frikëson dot asnjë ekip. I ka ngelur vetëm tifozëria dhe fanella", përfundoi për newsport.al Dritan Dervishi.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga