
Tirana ka mbyllur sot ditën e tetë stërvitore në Antalia. Bardheblutë janë kompletuar me një tjetër afrim në skuadër.
Ekipit i është bashkuar dhe Afrim Taku, i cili së bashku me Merveil dhe Moise kanë zhvilluar stërvitjen në palestër, për tu bashkuar më pas në fushë me ekipin për tu vënë nën urdhrat e zv/trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Trajneri Josa ka vendosur që ekipi pasdite të mos dalë në stërvitje për të qenë të gatshëm ditën e nesërme përballë FC Tobol.
Njoftimi në faqen zyrtare të klubit
"Bardheblute vijojne pergatitjet intensive ne Turqi. Dita e tete ne Antalya ka rezervuar nje seance stervitore gjate paradites, ndersa pasditja eshte lene pushim nga trajneri Josa pasi neser do te zhvillohet miqesorja e dyte me kazaket e FC Tobol. Me ekipin eshte bashkuar ne stervitje Afrim Taku. Mesfushori se bashku me Merveil dhe Moise ndryshe nga pjesa tjeter e skuadres, kane zhvilluar stervitje ne palester e me pas edhe ne fushe ne urdhrat e zevendes trajnerit Ivan Gvozdenoviç".
[gallery columns="1" size="full" ids="73362"]