Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lajmi i fundit/ Bayern Munchen ndalet në Leverkusen, mendjen në Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Bayern Munchen ndalet në Leverkusen, mendjen në Madrid

Bayern Munchen është ndalur në një barazim 0-0 në transfertë kundër Bayer Leverkusen.

Sfida e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës në "BayArena" ka dhuruar shumë emocione, ndonëse ka munguar goli.

Bayer Leverkusen luajti me një futbollist më pak në 30 minutat e fundit pas daljes me karton të kuq të Jedvaj pas dy të verdhëve.

Rastet për Bayern Munchen ishin të shumta, por Coman, Vidal, Muller dhe Lahm në fund nuk kanë arritur të shënojnë.

Gjithsesi, mendja e bavarezëve është te ndeshja e kthimit në Madrid kundër Realit, pikërisht te sfida e kthimit për çerekfinalet e Champions League pas humbjes 1-2 që pësoi të mërkurën në shtëpi ndaj "Los Blancos".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga