Barcelona mposht 2-1 Atletiko Madrid në transfertë dhe merr përkohësisht kryesimin e La Ligas, në pritje të ndeshjes Vijareal-Real Madrid që do të luhet sot në mbrëmje.
Katalanasit kanë mposhtur me shumë vështirësi të besuarit e trajnerit Diego Simeone, ndërsa ka vendosur një gol i Mesit në minutën e 87-të.
I pari që shënoi ishte Rafinja për Barçën në minutën e 64-t, por Atletiko Madrid barazoi 6 minuta më pas me anë të Godin.
Kur mendohej se sfida po i drejtohej një barazimi 1-1, ishte Mesi që këmbënguli për të çuar topin në rrjetë dhe duke i dhënë tri pikët Barcelonës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=155&v=GBY_Lg06VYI
[caption id="attachment_85853" align="alignnone" width="731"] Renditja e La Ligas[/caption]