
Lajme të mira për Real Madrid, presidenti Florentino Perez është shëruar nga Covid-19. Numri një i skuadrës madrilene ishte infektuar prej dy javësh me virusin dhe ka qenduar në izolim. Ditën e sotme, Perez ka kryer tamponin e radhës dhe ka rezultuar negativ.
Presidenti i klubit spanjoll nuk mund të udhëtojë në mesjavë për të parë nga afër sfidën e Realit në Champions League ndaj Atalantës, por do të takohet me skuadrën para nisjes në Itali. Lajmi për shërimin e presidentit madrilen është dhënë nga vet skuadra "Los Blancos" në faqen zyrtare që bën me dije se Perez është shëruar plotësisht.
Comunicado Oficial#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 22, 2021
Poll