Lajme të mira për Mourinhon, Kumbulla: I lumtur për të ndihmuar ekipin
Shkruar nga NEWSPORT
Roma ka marrë një lajmë të mirë ditën e sotme ku me ekipin është bashkuar në stërvitje Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Kombëtares duket që ka lënë pas dëmtimin dhe sot ka kryer stërvitjen e plotë me pjesën tjetër të ekipit.
Kumbulla ka ndarë më ndjekësit e tij këtë lajm të mirë me mbishkrimin “I lumtur që jamë përsëri i gatshëm për të ndihmuar ekipin. Forca Roma, ja ku fillojmë sërisht”. Kujtojmë që Kumbulla pësoi një dëmtim jo të lehtë në sfidën ndaj Monza që e nisi nga minuta e parë dhe u largua pas vetëm 27 minutash lojë. Dëmtimi i la jashtë 22 vjeçarin për 5 javë të Serie A, tashmë Kumbulla është i gatshëm për Mourinhon duke nisur nga takimi i radhës ndaj Inter, pas ndeshjeve të kombëtareve.