
Inter po përgatitet të ndeshet ndaj Plzen, në takimin e rëndësishëm të fazës së grupeve në Champions League. Inter është në kërkim të fitores pasi do të kualifikonte automatikisht në fazën e 1/16-tave, kjo pasi ka mundur Barcelonën në ndeshjen direkte.
Lajmi i mirë është rikthimi i Romelu Lukaku, i cili ka zhvilluar stërvitjen e 4-të me ekipin. Belgu duket i rikuperuar totalisht dhe pritet të jetë nga minuta e parë në “San Siro” ndaj çekëve të Plzen. Lukaku ka bërë stërvitjen me ngarkesë të plotë dhe ndaj Juventus e Atalantas, sulmuesi do të jetë i gatshëm.
Poll