
Vënia në dyshim e sezonit 2019-2020 është thuajse jashtë tryezës së UEFA-s. Ndaj, ligat europiane duhet të angazhohen për të përfunduar fushatën aktuale. Ky duket se do të jetë vendimi i ri i institucionit të futbollit europian.
Futbolli në mbarë botën është pezulluar për shkak të Coronavirusit dhe pasiguria për të rifilluar është e madhe. Por, tashmë është “Independent” që raporton se nga zyrat e UEFA-s do të dalë vendimi: Sezoni 2019-2020 do të përfundohet pavarësisht kostove ekonomike që do të ketë. Po shqyrtohet mundësia që të gjitha sfida të zhvillohen me dyer të mbyllura, por ende s’ka një datë fikse.
Poll