Redon Xhixha u transferua te Qarabag në merkaton e janarit nga Tirana për shumën e 500 mijë eurove. Sulmuesi ka hasur vështirësi në 6-mujorin e tij të parë, kjo edhe për faktin se erdhi në gjysëm e sezonit në një kampionat shumë ndryshe nga ai shqiptar.
Megjithatë, ai ia ka dalë të lërë sadopak shenjën e tij teksa në 13 ndeshje të luajtura shënoi 1 gol dhe dhuroi 3 asiste. Në klub besojnë tea i dhe kjo fazë përgatitore është testi i së vërtetës për të. Sidoqoftë, lajme të mira vijnë për kurbinasin teksa sulmuesi kryesor i ekipit, Musa Qurbanly, pritet të largohet nga azerët.
Red Bull Salzburg e kërkon në skuadër, raportojnë mediat azere, dhe një largim i mundshëm i tij do t’i hapte rrugën ish-lojtarit të Tiranës.