Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lajm tronditës për Bayern Munchen, mbrojtësi rrezikon burgun

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm tronditës për Bayern Munchen, mbrojtësi rrezikon burgun

Lajm tronditës për Bayern Munchen dhe Lucas Hernandez. Mbrojtësi francez rrezikon burgun pasi ka thyer urdhërin e Gjykatës së Madridit në vitin 2017.

Ngjarja daton që në shkurtin e 2017, kur lojtari i atëhershëm i Atletico Madrid ishte përfshirë në një sherr me gruan e tij në  rrugët e kryeqytetit spanjoll. Të dy u dënuan me 31 ditë punë vullnetare si dhe me një urdhër ndalimi që i pengonte të dy të afroheshin me njëri -tjetrin dhe të komunikonin.

Sidoqoftë, të dy vendosën të shkonin në muajin e mjaltit dhe në kthimin e tyre Lucas Hernandez u ndalua, me prokurorin që kërkoi një vit burg për lojtarin. Pasi u dënua nga gjykata e 35 -të e Madridit në vitin 2019, avokatët e futbollistit kërkuan pezullimin ose zëvendësimin e dënimit, por apeli i tij u rrëzua.

Tani shkaku për të cilin lojtari i Bayernit kërkohet të shkojë në burg nuk është grindja e parë me gruan e tij aktuale, por mosbindja ndaj një urdhri të dhënë nga një gjyqtar. Avokatët tashmë kanë apeluar vendimin, por në çdo rast lojtari do të duhet të jetë personalisht në Madrid më 19 tetor për të zgjedhur, brenda dhjetë ditësh, burgun ku do të hyjë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga