Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Lajm i zi për volejbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-lojtari i Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i zi për volejbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-lojtari i

Volejbolli shqiptar ka marrë lajmin e zi të ndarjes nga jeta të ish-volejbollistit, Agron Rapushi. Ish-lojtari i Flamurtarit ka vdekur në moshën 67-vjeçare duke tronditur mbarë opinionin sportiv, veçanërisht për dashamirësit e rrjetës. Lajmi bëhet me dije nga Federata Shqiptare e Volejbollit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron:

"Është ndarë të hënën nga jeta në moshën 67-vjecare ish-volejbollisti i Flamurtarit Agron Rapushi (Golemi). Ai ishte pjesë në brezin e suksesshëm të volejbollit vlonjat të meshkujve të periudhës 1970-1985, atëherë kur, së bashku me Rasim Rasimin, Shpend Gabranin, Vladimir Sadushin,Ylli Lulushin, Myfit Brahimin, Genc Halilin e të tjerë spikatën në parketin shqiptar të kohës.

Agron Rapushi nuk e fitoi dot ndeshjen e tij të jetë me sëmundjen dhe Federata Shqiptare e Volejbollit i përcjell familjes së tij, por edhe familjes së madhe të sportit tonë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një personazhi që ka lënë gjurmë në parketin shqiptar të gjysmëshekullit të shkuar".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga