
Mikel Canka luajti dje ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Lushnjës, ku lagunarët u përballen me Pogradecin. 33 vjeçari do largohet në drejtim të Shteteve të Bashkuara, pasi ka dalë fitues i llotarisë amerikane. Canka ka qënë një nga më të mirët e ekipit, duke e ndihmuar atë në arritjen e objektivave.
Klubi i bën një dedikim në rrjetet sociale, ku e falenderon dhe i uron suksese të mëtutjeshme. Tani ai do jetë në rolin e tifozit, me dëshirën që një ditë Lushnja të arrijë në majat e futbollit shqiptar.
Postimi i KF LUSHNJA
Mikel Canka , ky emër kaq i dashur për tifozët ... MC ky njëri që dha shpirtin për fanelën tonë ... E trishtushme kur e mendon që dje ishte ndeshja e fundit për ekipin e zëmrës tënde. Sa do na mungojnë golat , festimet por do na mungoj dhe Canka si njëri !! Zoti ta bëftë mbarë rrugën për në Amerikë .. Lushnja të ka dhe do të ketë në zemër gjithmon !! Padyshim tani , bashk me ne , do jesh ULTRASI numër 1 i ekipit.
FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA KELE ... TË PRIFTË E MBARA