Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi të hënën del në fushë, ka dilema për lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi të hënën del në fushë, ka dilema për

Bardhezinjtë e Laçit, të cilët janë shpërndarë që prej 2 muajsh, pra që pas humbjes së finales së Kupës së Shqipërisë, të hënë do të t'iu rikthehen përgatitjeve. Ekipin pritet që ta drejtojë i njëjti grup punë, i kryesuar nga Ramadan Ndreu me ndihmësin e tij Ardjan Laska, por që në organikë do të ketë shumë ndryshime.

Lojtarët janë larguar që pas largimit në fund të muajit maj, ndërsa shumë prej tyre kanë nisur kontaktet me klube të tjerë në Superiore. Vujadinoviç dhe Cetkoviç, dy nga futbollistët më prodhimtarë në skuadër tashmë janë larguar zyrtarisht, por dhe Albi Dosti ka firmosur në Kroaci.

Kështu, presidenti Pashk Laska duhet që të përforcojë skuadrën në portë dhe mesfushë, por që të hënën jo vetëm këta tre lojtarë do të mungojnë, por pritet dhe që të tjerë me emër të mos duken në stërvitje. Megjithatë, deri në atë moment na mbetet të presim se cilat do të jenë ndryshimet te bardhezinjtë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga