
Sergio Ramos duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është gati për të dhënë maksimumin me Paris Saint Germain.
Mbrojtësi i njohur ka dhënë një intervistë për mediet franceze duke treguar aventurën e tij në Francë. Shtatlarti arriti të realizonte një gol me thembër në fitoren 4-0 kundër PSG-së. Për mediet franceze, ai ka thënë:
“Jemi mjaft të kënaqur me paraqitjen. Kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi vrapuar shumë dhe e kemi demonstruar se duam të luajmë futboll. E kemi mbajtur kontrollin e lojës dhe nuk kemi pësuar gol. Është e bukur të shënosh. Fituam 4:0, është trofeu i parë sezonal. Jam i kënaqur me atë që e kemi bërë.
Sezoni i kaluar ishte i vështirë për mua, edhe pse e mbylla mirë. Fizikisht ndihem mjaft mirë, kam dëshirë dhe më pëlqen të luaj futboll. Hap pas hapi jam duke e gjetur nivelin tim më të mirë fizik. Faza para-sezonale ishte pozitive”, ka përfunduar ai.