
Kastrioti mori një tjetër rezultat pozitiv. Skuadra krutane barazoi 0-0 ndaj Partizanit në transfertë duke bërë një tjetër hap përpara në garën për mbijtesë. Një nga lojtarët më të mirë në fushë ishe edhe portieri, Edmir Sali. Gardiani i portës krutane ndali disa herë lojtarët e Partizanit, ndërsa për “Gol pas Goli”, u shpreh:
Çfarë ka ndryshuar? “Me ardhjen e trajnerit të ri kemi ndryshuar mentalitetin dhe lojën. Vazhdojmë përpara pasi për ne objektivi është ndeshja e radhës. Parizani bëri maksimumin, por edhe ne bëmë maksimumin. Dua të falenderoj trajnerin e portierave te Kastrioti për punën që bënë më mua. Çdo skuadër është fortë dhe nuk duhet të mendojmë asnjëherë që një ekip është më pak i fortë”.
Mbijetesa? “Ne kemi besim të plotë për të marrë rezultatet të mira dhe me kembë në tokë. Për ne ndeshja e radhës është objektivi”.
Tifozët? “T’i kesh tifozët në krah të jep akoma më shumë zemër, por nuk duam të krijojmë alibi pasi të gjithë kërkojnë rezultate. Nuk është ndjesi e mirë, por nuk e kemi ne në kontroll këtë gjë”, u shpreh Sali.