Kurbinasit në ndryshimet rrënjësore të tyre patën dhe trajnerin e portierëve, ku pas largimit të stafit të sezonit të shkuar, edhe Astrit Nallbani nuk qëndroi te Laçi. Vendi i lënë bosh prej tij tashmë është zënë nga ish-trajneri i portierëve të Teutës dhe Kukësit.
[caption id="attachment_23022" align="alignleft" width="300"] Marcello Troisi dhe Kujtim Shtama[/caption]
Kujtim Shtama është ulur në pankinë së bashku me trajnerin Troisi dhe ndihmësin tjetër, Ylber Zani. Këta janë trajnerët që do të drejtojnë ekipin kurbinas në sezonin e ri futbollistik. Ndërsa iu lind për detyrë të përfaqësojnë denjësisht fanellën bardhezi, e cila mbart tre Kupa.
Poll