
Ka përfunduar raundi i parë i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë të ekipeve. Egnatia nuk ka zhgënjyer duke arritur të mposhtë në transfertë skuadrën e Bylisit me rezultatin 3-1.
Kjo fitore i jep një garanci të madhe skuadrës rrogozhinase drejt kalimit në gjysmëfinale, ndërsa mallakastriotëve do t’i duhet një mrekulli ndoshta për të mposhtur ekipin e Tetovës.
Një ndeshje emocionuese u luajt edhe mes Laçit dhe Partizanit, por e mbyllur në barazim me rrjeta të paprekura. Takimi i radhës që do të vendosë gjithçka do të zhvillohet në Tiranë në “Arenën e Demave”, ku të kuqtë do të presin ekipin kurbinas.
Gjithashtu edhe sfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë ka përfunduar në barazim pa gola në “Elbasan Arena”. Tashmë skuadra shkodrane do të ketë gjithçka në dorë për kualifikimin duke i pritur “tigrat” në ndeshjen e radhës në “Loro Boriçi”.
Ndërsa sfida e sotme është mbyllur me një fitore të rëndësishme të Skënderbeut ndaj Dinamos me shifrat 2-0 në transfertë. Tashmë ekipit të Gjokës do t’i duhet të administrojë rezultatin në Korçë ndeshjen e ardhshme, por djemtë e Ilir Dajës ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.
