Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

ÇEREKFINALET/ Superiorja do t’i lërë “skenën” Kupës së Shqipërisë, zbuloni kur do të zhvillohen ndeshjet e kthimit

Shkruar nga NEWSPORT
ÇEREKFINALET/ Superiorja do t’i lërë
Trofeu i Kupes se Shqiperise

Pas ndeshjeve të javës së 26-të të Superiores, skenën do ta marri Kupa e Shqipërisë. 8 ekipet që luftojnë mes tyre në çerekfinale janë njohur edhe me datat dhe orën e sfidave të kthimit. Kështu ndeshjet e kësaj faze do të luhet të gjithë në një ditë. Saktësisht më 4 mars.

Dy takime do të startojnë në orën 16:30, ku Partizani pret Elbasanin në “Arenën e Demave”. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar me fitoren 1-0 në favor të “Demave”. Ndërkohë dueli tjetër është përballja Vllaznia – Bylis që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.  Sfida e parë mes tyre është fituar nga shkodranët me shifrat 1-0.

Gjithashtu në orën 19:30 do të startojnë dy duelet e tjera. Egnatia pret  Teutën në “Egnatia Arena”, me përballjen e parë mes tyre që ka përfunduar në favorin e Egnatias me shifrat 2-1. Dhe çerekfinalja e fundit, por që merr vëmendjen kryesorë të tifozëve është derbi mes Dinamos dhe Tiranës. Takim që do të zhvillohet në “Air Albania”, me “Blutë” e Ilir Dajës që kanë fituar takimin e parë me shifrat 2-0.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e kthimit, faza 1/4

Partizani-AF Elbasani, 04.03.2026, 16:30, stadiumi “Arena e Demave”

Vllaznia-Bylis, 04.03.2026, 16:30, stadiumi “Loro Borici”

Egnatia-Teuta, 04.03.2026, 19:30, stadiumi “Arena Egnatia”

Dinamo City-Tirana, 04.03.2026, 19:30 Stadiumi “Air Albania”

Poll

Lexo gjithashtu