Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kundërshtari i Tiranës njeh vetëm humbje, Zrinjski e pëson sërish në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Kundërshtari i Tiranës njeh vetëm humbje, Zrinjski e pëson

Disfatë për kundërshtarin e Tiranës në kampionat. Zrinjski është mposhtur sonte 2-1 në shtëpi nga skuadra e Zeljeznicar, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të kampionatit boshnjak. Ekipi që do të përballet me kampionët e Shqipërisë të enjten për Conference League është befasuar në shtëpi duke mos marrë asnjë pikë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, miqtë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Ndërsa në 45 minutat e dyta, Zeljeznicar shënoi dy herë me Gasal dhe Mekiç. Kjo është humbja e dytë radhazi për Zrinjskin në këtë sezon të ri të kampionatit boshnjak.

Të enjten, do të presin në shtëpi Tiranën në kuadër të turit të dytë të Conference League. Sfida e parë u fitua nga boshnjakët 1-0, ndërsa e dyta pritet me interes nga gjithë sportdashësit shqiptarë, pse jo për të bërë surprizën. Takimi Zrinjski - Tirana është programuar të zhvillohet në 28 korrik, në orën 21:00.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga