Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Luan në Serie A, Kumbulla flet para Francës: Më pëlqen Chiellini, u emocionova kur më thirri Reja

Shkruar nga NEWSPORT
Luan në Serie A, Kumbulla flet para Francës: Më pëlqen

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, para ndeshjes me Francën që do të luhet në datën 7 shtator, është shprëhur në konferencën për mediat se këtë sezon me Veronën shpreson që të luajë të gjithë kampionatin, sepse kanë një trajner të ri që po e aktivizon më shumë.

Më tej, 22 vjeçari, që aktivizohet në një nga ligat më të forta në botë, është shprehur se mbrojtësi, të cilin e admiron, është kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini.

"Me Veronën nuk kam pasur shumë hapësira, por me trajnerin e ri kam shumë hapësira. Uroj të luaj të gjithë kampionatin. Unë nuk mendoj për më vonë, mendoj për ekipin aktual, por shpresoj të shkoj më lartë dhe për të dhënë maksimumin. Më shumë më pëlqen më shumë Chiellini.

Isha shumë i emocionuar me Kombëtaren. E mendoja se do luaja përsëri me U21, por isha shumë i lumtur kur më thirri Edi Reja. Skuadra më duket shumë mirë, se ka shumë eksperiencë. Shpresojmë të marrim më shumë pikë në këto 2 ndeshje".

Përsa i përket Kombëtares, Kumbulla ka thënë se ka gjetur një përkrahje të mirë në skuadër, ku lojtarët me më shumë eksperiencë e kanë mbështetur atë.

"Të gjithë lojtarët janë të mirë. Nuk ka diferencë. Janë të gjithë lojtarë me eksperiencë. Trajneri e ndjek të gjithë kampionatin italian dhe e di shumë mirë gjendjen e lojtarëve. Lojtarët që kanë më shumë ekspericnë më ndihmojnë më shumë. Me trajnerin nuk kam bërë ndonjë bisedë, vetëm me grupin".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga