Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kukësi pret sot përforcimin e ri, sulmuesi nigerian i bashkohet ekipit në Antalia

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi pret sot përforcimin e ri, sulmuesi nigerian i bashkohet ekipit

Kufre Ebong pritet t'i bashkohet Kukësit sot në Antalia për të nisur me skuadrën, fazën përgatitore.

Sulmuesi 21-vjeçar ka gjetur akordin me klubin verilindor dhe tashmë shihet si një përforcim me vlera për objektivat e ekipit që drejtohet nga trajneri Gjoka.

Nigeriani konsiderohet si një futbollist shumë i talentuar dhe pse jo një lojtar që mund t'i shërbejë Kukësit edhe në të ardhmen, si një element prej të cilit mund të përfitohet duke e shitur jashtë vendit.

Ebong ka qenë pjesë e Kombëtares U21 dhe U23 e Nigerisë, ndërsa sezonin e shkuar u aktivizua për 6 muaj me Shkëndijën e Tetovës në formë huazimi, nga shkurti deri në qershor të 2016-ës.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga