
Kukësi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin "Zeqir Ymeri" në kuadër të përgatitjeve për supersfidën kundër Skënderbeut. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar, klubi verilindor bënte me dije: " Skuadra e Kukësit ka zhvilluar seancën e radhës në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Stafi teknik ka zhvendosur ekipin në qytetin verilindor për t’u përshtatur me fushën dhe me klimën e Kukësit. Ekipi në orën 17:30 ka nisur seancën në stadium nën sytë edhe të tifozëve që kishin ardhur për të parë nga afër kryesuesit e Superligës.
Trajneri Ernest Gjoka ka aplikuar një program fiziko-teknik. Seanca ka zgjatur për rreth 90-minuta dhe ka rënë në sy përkushtimi i futbollistëve. Atmosfera është mjaft pozitive dhe besimi shumë i madh për ndeshjen që do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 17:30, në stadiumin “Zeqir Ymeri”, kundër ekipit të Skënderbeut", përfundonte njoftimi i klubit të Skënderbeut.