Ndeshja e Barcelonës kundër Sevillës ishte spektakolare teksa katalanasit arritën të fitonin me rezultatin 3-0. Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit, ish mbrojtësi i Barcelonës ka gjetur kohë për t'u tallur në rrjetet sociale me Suson.
42-vjeçari i është përgjigjur deklaratës së ndeshjes së parë të Susos, ku ky i fundit e quajti qaraman Pedrin pasi lojtari i katalanasve pretendoi një penallti të padhënë në humbjen 2-0 në takimin e parë. "Natën e mirë!", shkruan Puyol duke e shoqëruar me emoji tallëse.

Poll