Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Ku gabuan dhe cilat ishin pikat e forta të dy skuadrave

Shkruar nga NEWSPORT
Ku gabuan dhe cilat ishin pikat e forta të dy skuadrave

Nga Erbim Fagu

Ish mbrojtësi i njohur bën analizën e ndeshjes më të rëndësishme të javës së 23-të të Superligës, Kukësi-Partizani 0-0.

Në profilin e tij në Facebook, si zakonisht pas çdo ndeshjeje të rëndësishme të kampionatit shqiptar, ish-futbollisti i njohur i Tiranës, Skënderbeut dhe disa ekipeve të tjera të Superligës ka analizuar me detaje takimin e luajtur sot në orën 14:00 në "Zeqir Ymeri".

"Kukësi-Partizani 0-0

Kukesi e nisi kete takim me nje rreshtim 4-4-2.Nje mbrojtje me kater ku Rrumbullaku shtynte me shume ne linjen e majte te mbrojtjes dhe tre mbrojtesit e tjere ishin me te perqendruar mbrapa per tu kujdesur per kundersulmet e Partizanit.Lena dhe Hasani zhvilluan nje volum te madh loje ne mesin e fushes ishin 2vs3 pasi Emini qe ishte mbrapa Pejic nuk ndihmonte ne te shumten e rasteve mesin e fushes per te bllokuar Ramadanin kur ishte ne zoterim te topit.

Skuadra e Kukesit ne momentin qe mbrojtesit e Partizanit qarkullonin topin,kryente nje presing te thelle duke i detyruar ato te benin pasim te gjate dhe te gabonin.Kukesi e kishte bazuar lojen nga krahet duke pasur dhe dy lojtare te shpejte dhe teknik si Karioka dhe Cale.Gjithe aksionet e rrezikshme te Kukesit erdhen nga krahet me krosime duke shfrytezuar sulmuesit qe ka.Keto dy lojtare u munduan ti zgjidhnin me triblime 1vs1 ne disa raste,por mbrojtesit e Partizanit ishin ne lartesin e duhur.Ne fazen e mbajtjes se topit nga kuksianet skuadra vuajti mbulimin nga afer te Eminit qe ju be nga Ramadani,nje detyre kjo qe rrezultoj me sukses.

Partizani e nisi takimin me rreshtimin 4-3-3.Partizani me nje mbrojtje me kater ku dy ansoret me detyra fikse per te mos marre shume pjese ne fazen sulmuese.Ramadani perpara mbrojtjes zhvilloj nje ndeshje mjafte te mire ku mori pjese ne te dy fazat e lojes.Partizani ne fillim te ndeshjes u gjet ne veshtiresi nga krahu i majte pasi Torrasa nuk e bente mire fazen mbrojtes,si rrjedhoje Partizani ndryshoj rreshtim ne 4-1-3-2 duke spostuar Vilen pak djathtas Batha dhe Trashi pak majtas dhe Torrasen mbrapa Ekuban.Ky rreshtim ishte me efikas pasi ne momentin qe Torrasa merte topat mbrapa linjes se mesfushoreve kuksian behej teper i rrezikshem me shpejtsine e tij.Gjithashtu Partizani me kete vendosje arrinte te mbyllej mire nga krahet ku dyfishonte markimet.Partizani fitoj pothuajse cdo top te kthyer nga mbrojtesit kundershtar duke bere qe kto momente te ishin me te mirat ne kete ndeshje duke shfrytezuar kundersulmin e shpejte".

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga