Ditën e sotme, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka organizuar një pritje me gazetarët në prag të festave të fundvitit.
Kokteji është organizuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe pjesëmarrës kanë qenë emra të njohur të medias në vend.
Por, ajo që ra në sy ishte prezenca e vetëm një gazetari sportiv, Gerti Çarçanit, moderatori i emisionit sportiv “Ora Skaner” që transmetohet në “Ora News”.
Urime dhe batuta mes të ftuarve në Kryesinë e Kuvendit, në një atmosferë shumë festive dhe të ngrohtë në këtë prag ndërrimi të viteve!
[caption id="attachment_67751" align="alignnone" width="1024"] Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta dhe moderatori i emisionit sportiv "Ora Skaner", Gerti Çarçani. [/caption]