Të mërkurën e 25 majit, në “Air Albania” në Tiranë, do të luhet finalja e UEFA Conference League mes Romës dhe Feynoord. Kees Lau, kryetari i shoqatës së tifozëve FSV De Feijenoorder, mendon se të paktën 4000 tifozë të Feyenoord do të jenë të pranishëm javën e ardhshme në kryeqytetin shqiptar, të cilët nuk kanë një biletë për finalen.
“Air Albania” ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe zyrtarisht janë në dispozicion 4 mijë bileta për mbështetësit e të dy finalistëve. Në total, rreth 8000 tifozë holandezë do të jenë në Tiranë, sipas Lau. “Ju po shihni se çmimet në tregun e zi po bien ndjeshëm. Javën e kaluar kanë kërkuar 3000 euro për një biletë. Tani mund të blini një biletë për 500 euro nëse jeni me fat. Mendoj se ka shumë njerëz që janë të gatshëm të paguajnë 500 euro”, tha fillimisht kreu i shoqatës së tifozëve për “AD”.
Më pas, Lau shtoi: “Shumë mbështetës udhëtojnë vetë drejt Shqipërisë. Duke qenë se ka pak fluturime direkte, shoqata e mbështetësve ka arritur të organizojë dy fluturime direkte çarter drejt Tiranës, për më shumë se 250 tifozë. Tifozët e tjerë do të duhet të udhëtojnë me makina apo me autobusë, një rrugë prej 2200 kilometrash”, përfundoi Lau.