Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

''Krenar që luftova krah jush'', Gjasula i thotë lamtumirë Paderbornit

Shkruar nga NEWSPORT
''Krenar që luftova krah jush'', Gjasula i thotë

Klaus Gjasula nuk është më pjesë e Paderbornit. Mesfushori i Kombëtares ka dhënë lajmin me anë të një postimi falenderues  në rrjetet sociale. Gjasula ka qënë një nga më të mirët e ekipit, por nuk ka mjaftuar që Paderborn të shpetojë nga rënia një Kategori më poshtë.

Vlen të theksohet edhe loja e ashpër e lojtarit tiranas, ku ka marrë jo pak por 17 kartonë të verdhë. Me interes të madh pritet të mësohet e ardhmja e 30 vjeçarit, me  interesimin e skaudrave të ndryshme që nuk ka munguar.

''Erdhi koha për t'ju thënë faleminderit, faleminderit për dy vite të pabesueshëm! Faleminderit që isha pjesë e këtij klubi dhe kësaj skuadre! Faleminderit që bëmë historinë! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe jo të bukura, sepse ne na duhen të dyja anët për të ecur para në jetë. Ka qenë gjithmonë një nder të luftoja krah jush!

Do të kisha dashur të them lamtumirë ndryshe, por për fat të keq nuk mund të ndryshohet. Sinqerisht, ju uroj më të mirat në rrugën përpara jush. Shihemi së shpejti'' - thotë mes të tjerash Gasula.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga