
Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit dhe trajnerit të INterit Luiggi Simoni, ka trishtuar fort edhe lojtarin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj. Lushnjari i dalë nga akademia zikaltër i kakushtuar një postim në rrjetet sociale Simonit, që nuk mposhti dot sëmundjen në moshën 81 vjeçare. Manaj kujton se ai e ka trajtuar gjithmonë si djalin e vet, duke u përpjekur ta ndihmonte në kohën kur ishte pjesë e Inter.
"I dashur president, sot është një ditë shumë e trishtë për të gjithë dashamirësit e futbollit. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti më ke trajtuar gjithmonë si djalin tënd, gjithmonë përpiqeshe të më ndihmoje. Ndihem krenar që kisha një udhërrëfyes si ti, i respektueshëm, inteligjent dhe njëri i mirë si pak të tjerë. Në këtë moment nuk i gjej fjalët e duhura për t’u shprehur, më vjen shumë keq president. Faleminderit", shkruan Manaj.