Mateo Kovacic do të largohet nga Chelsea. Mesfushori edhe pse ka një vit kontratë me Blutë e Londrës do të përshendetet me ta për të kaluar te një tjetër skuadër.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizo Romano, lojtari krroat ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn. Tashmë ka mbetur që dy klubet të gjejnë marrëveshjen mes tyre për transferimin e lojtarit.
“Qytetarët” po udhëheqin garën pasi marrëveshja afatgjatë për Kovacicin është gati. Bazuar në “Transfermarkt”, 29-vjeçari në treg vlerësohet me 40 milionë euro.
EXCL: Mateo Kovacić has now agreed personal terms with Manchester City after advanced talks already revealed last week #MCFC
Kovacić wants the move, next step has to be between clubs as Chelsea and City will discuss fee after the UCL final.
Chelsea, open to sell Kovacić. pic.twitter.com/PKdCHsEL9B
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2023