Liridon Ahmeti
Liridon Ahmeti është Drejtori Sportiv i ri i klubit të Gjilanit. Të kuqtë e Superligës së Kosovës e bëjnë këtë ndryshim në nisje të merkatos, duke ia besuar Ahmetit afrimet e janarit.
“SC Gjilani është i lumtur të presë Liridon Ahmetin si Drejtor Sportiv – vizion, pasion dhe energji për të ndërtuar së bashku suksesin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e klubit të Gjilanit.
Kujtojmë se momentalisht, Gjilani mban vendin e 6-të në renditje me 26 pikë, 7 të tilla larg kreut dhe 6 larg “zonës së ftohtë”.
Poll
