Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ “E zeza mbi të bardhë”, Orges Shehi prezantohet te Ballkani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “E zeza mbi të bardhë”, Orges Shehi prezantohet
Orges Shehi

Ashtu siç njoftoi Newsport.al ditë më parë, sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve. Megjithatë ajo që bie në sy në njoftimin e klubit është mungesa e kohëzgjatjes së kontratës. Siç duket suharekasit nuk kanë preferuar të japin detaje të reja, por janë mjaftuar duke i bërë një rezyme karrierës së tij. Në lajmërimin e bërë për mediat thuhej:

“Mirësevjen Orges Shehi! Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.

Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.

FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.

I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri! Forca Ballkani!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga