Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Spanja si Serbia me Kosovën, nuk e njeh si shtet të pavarur, vjen reagimi i menjëhershëm nga “Dardanët”

Shkruar nga NEWSPORT
Spanja si Serbia me Kosovën, nuk e njeh si shtet të pavarur, vjen
Spanja, Serbia, UEFA, FIFA dhe tifozët e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshën U – 21 do të “përplasi brirët” me Spanjën për kualifikueset e “EURO 2027”. Ndeshja do të mbahte në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 19:00. Por veprimi i fundit nga Federat Spanjolle e Futbolli ka trazuar “ujërat”.

Specifikisht, iberikasit e kanë etiketuar Kosovën jo si shtet, por “territori i Kosovës”, teksa ky veprim bie ndesh me rregullat e institucioneve më të rëndësishme futbollistike në Europë e Botë (UEFA & FIFA). Përfaqësuesit e federatës “Dardane” nuk e kanë lënë me kaq, ata kanë bërë ankesë te “shefi” i UEFA-s Alexander Ceferin:

“Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një shkrese të presidentit Agim Ademi drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan, ka paraqitur notë proteste ndaj veprimit të papranueshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit. Në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027, Kosovë U21 – Spanjë U21, kjo federatë iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”, gjë që bie ndesh me rregullat dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s”.

Poll

Lexo gjithashtu