
Klubi i dytë i Suharekës, pas Ballkanit ka shprehur njoftimin e marrë për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e mirënjohur shqiptar, Shpëtim Duro. Ekipi nga Kosova ka vendosur të mos ketë më Duron si trajnerin e saj dhe këtë e ka arritur fal një marrëveshjeje të përbashkët të të dy palëve.
Suharekasit ndihen të lumtur për kohën e kaluar me trajnerin shqiptar në krye të pankinës dhe i kanë uruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij të pasur ku ka drejtuar plot klube. Nuk dihet pse drejtuesit e ekipit nga Superliga e Kosovës kanë ndërmarrë këtë nismë për të gjetur një emër të ri për stolin, pasi Duro po ecte pozitivisht dhe skuadra kishte grumbulluar po aq pikë sa emrat e mëdhenj të Prishtinës dhe Dritës.
Këto lëvizje të shpeshta në radhët e trainingut janë kthyer në “modë” si në Kosovcë, ashtu edhe në Shqipëri. Ky fenomen po kthehet në shqetësues, pasi shkarkimi ose prishja e kontratave po vjen edhe pasi forma nuk është e dobët dhe punët duket se po ecin mirë. Tani nuk mbetet veçse të mësohet pasuesi i profesor Shpëtim Duros në krye të FC Suhareka.
Deklarata e plotë e klubit në lidhje me këtë çështje:
"???????????????????????????????????????????????? ???????????????????????????????? ???????????????? !
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro.
Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirenjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në rradhët tona kishim një njeri si Shpetim Duro.
Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, staffi dhe futbollistët të jemi falenderues për gjithqka."
